E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori Arben Theodhosi

Në albumin Hyper-Babel me 50 imazhe të punëve të tij të fundit, Arben Theodhosi rimerr impresione të largëta nga fëminia në Bllok po edhe nga puna ndëshkimore në minierë, që do të ndikonin pikturën e tij më vonë. Përvojën personale Theodhosi e lidh me ndërtimin dhe ndëshkimin e Kullës së Babelit.
“Duhet zbritur duhet nakatosur gjuha që ata të mos i kuptojnë fjalët e njëri-tjetrit”
Pamja biblike e ndëshkimit të njerëzve që ndërtuan Kullën e Babelit ngaqë gjuha e parë iu dukej e ngushtë, është rimarrë në artet figurative të çdo kohe ndërsa në gjuhën e të përditshmes ka zënë rrënjë si shenjë e kaosit dhe moskomunikimit.
Piktori Arben Theodhosi e lidh këtë moment të testamentit të vjetër kur njerëzimi e teproi, me përvojën personale. Në albumin Hyper-Babel me 50 imazhe të punëve të tij të fundit, përfshihet eseja me të njëjtin titull ku Theodhosi rimerr impresione të largëta nga fëminia në Bllok po edhe nga puna ndëshkimore në galeritë e minierës, fat që i ra si biri i një eksponenti të nomeklaturës. Ai gërmon në to format dhe imazhet që do të ndikonin pikturën e tij vite më vonë.
Në mesin e refleksioneve për artin, për figurat e para të shpellaveqë nga figurat n  ai vendos një dialog me teoricienë të postmodernizmit si Umberto Eko e Zhan Bodrijar mbi realitetet e krijuara dhe si lidhet kjo filozofi me punët e tij.
Format babel të Theodhosit, janë skicime abstrakte që zgjaten drejt qiellit, forma të kullës, të pemës, të trupit femëror, subjekte dhe forma që përsëriten në gjithë krijimtarinë e tij 20-vjeçare.
Është albumi i gjashtë i Arben Theodhosit dhe në të gjitha rastet ai ka ruajtur të njëjtën mënyrë komunikimi duke përdorur figurën bashkë dhe të pavarur nga fjala.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›