E Diel, 1 Nëntor 2026

Artistet shqiptar te njohur ne skenat europiane

Disa nga artistët më të mirë shqiptar që interpretojnë në skenat europiane do të bashkohen  në mbrëmje në skenen e Teatrit të Operas në një koncert të madh  kushtuar festës së Europës. Violincelisti Renato Ripo, violinisti Olen Çezari, baritoni Gëzim Myshketa, apo mezzo-sopranoja Enkelejda Shkoza, kengetarja Elina Duni do të interpretojnë përpara publikut shqiptar dhe trupës diplomaitke në Shqipëri në drejtimin e mjeshtrit Zhani Ciko. Programi këtij koncerti nis me hymnin e Europës dhe hymnin shqiptar , ndërsa nuk do të mungojnë kryeveprat botërore dhe të muzikës shqiptare. Krahas artistëve shqiptar që kanë shkëlqyer jashtë kufijve në koncert interpretojnë edhe solistë të Teatrit të Operas, por edhe instrumentistë të huaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›