E Diel, 1 Nëntor 2026

Piktori Artur Bushi aplikon prej 31 vitesh gravuren

Artur Bushi edhe pse ka mbaruar liceun për pikturë, preferencë për ushtrimin artit të tij mbetet rruga. Krahas pamundësisë për të marrë një ambient hapësira i jep liri. Fillesat e aplikimit të artit të rrugës për Bushin kapërcejnë një dekadë fillimisht në Lushnjë dhe prej 7 vitesh në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Prej 31 vitesh ushtron teknikën e grafikës në forma të ndryshme, por aplikimi i grafikës në derras që ndryshe nihet me emrin gravure e bën atë unik. Muze e krijmtarisë së tij mbeten aktorë, këngëtarë të shquar vendas dhe të huaj.

Stili i të pikturuarit të tij kureshton jo pak kalimtarët, të cilëve shepesh ju përgjigjet plotë pasion për teknikën dhe personazhet të cilët ai formëson në derras.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›