E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memoria e 60 viteve histori te Teatrit te Operas dhe Baletit

Memoria e 60 viteve histori të Teatrit të Operas Shqiptare ruhet në një ambjent modest. Përgjegjësi i këtij arkivi jetën e tij e ka të lidhur ngushtë me këtë ambjent. Edhe pse ka dalë në pension çdo ditë vjen në vendin më të dashur të tij.

Plot pasion Zamir Këlliçi na njeh me dokumentat e operas së parë Rusalka që vë edhe gurin e themelit të këtij institucioni për të vijuar me dosje të tjera të rëndësishme përpiluar nga ai.

Këllici njeh çdo detaj të 120 veprave premiera absolute por edhe rivënet e tyre. Prej më shumë se 30 vitesh ai ka krijuar dosje dhe të dhëna për secilin vepër vënë në skenë. Repertorin e cilëson si një hartë muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare e ku lehtësisht vihen edhe piketat e ndikimit të politikës në vënien e veprave në skenë.

Së shpejti pritet që kjo pasuri e madhe e arkivit muzikor të Teatrit të Operas dhe baletit të informatizohet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›