Piktori Bujar Arizi cel ekspoziten vetjake

Pas 20 vitesh mungesë piktori Bujar Arizi rikthehet në Tiranë me një ekspozite personale. Cikli prej 38 pikturash e ka pagëzuar me titullin “Duke pikturuar Shqipërinë dhe Greqinë” në Muzeun Historik Kombëtar.
Peisazhet dhe karakteret, sipas piktorit kanë shumë ngjashmëri. Dy dekada më vonë Arizi flet me një gjuhë koloristike të pasur dhe krejt ndryshe.
Frymëzimin e gjen te deti që i ngjason edhe me gjendjen njerëzore.
Tingujt e dala nga piano i ka fort për zemër ku Moxarti , Shubert e Shopen e shoqërojnë gjithnjë në procesin e ngjizjes artistike.
Ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar qëndron e hapur deri me 2 maj. Artisti ka marrë [pjesë në ekspozita të shumta në Greqi ku jeton prej vitesh gjithashtu është nderuar edhe me çmime të rëndësishme . Në 2011 ka përfaqësuar Greqinë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Bienale në Firence.