E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami takime me banore te Skenderbegas dhe Kushoves ne Gramsh

Rruga Tiranë-Elbasan dhe rëndësia e saj për qarkun e Elbasanit ishin pjesë e takimeve që zhvilloi Kryetari i Grupit të Punës për këtë qark Arben Imami me banorët e Skëndërbegas dhe Kushovës në Gramsh. Gjithashtu, ndalur në projektet e qeverisë për këtë zonë, Imami ka premtuar nisjen brenda verës të rrugës nga Banja deri në Gramsh.
Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit Arben Imami ka diskutuar me banorët e Skëndërbegas dhe Kushovës në Gramsh për rëndësinë e rrugës “Tiranë-Elbasan”, ndërsa ka premtuar nisjen brenda verës të rrugës nga Banja deri në Gramsh.
Sipas Imamit rruga është e rëndësishme për këto zona dhe se para 8-vjetësh ishin 0 rrugë rurale.
Imami shpjegoi se modeli i Partisë Demokratike si një model i qëndrueshëm ekonomik dhe politik, i ka dhënë vendit një zhvillim të dukshëm. 
Ndërsa modeli i Partisë Socialiste sipas tij është i mbështetur në gënjeshtër dhe vetëm në dëshirën për të marrë pushtetin. Por pushteti- sipas Imamit- nuk është një qëllim në vetvete; Është një mundësi për të shërbyer dhe për t’i dhënë përparim dhe zhvillim vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›