Piktori Shyqyri Sako ekspozitë retrospektivë
Piktori i 40 filmave shqiptarë Shyqyri Sako, vjen për artëdashësit në një ekspozitë retrospektivë. Në të artisti i merituar ka paraqitur dekoret e realizuara në filmat artistikë, garafika, piktura në vaj etj. Me dëshirën për të vazhduar akoma në profesionin e tij edhe pse është në moshën 75-vjeçare, ai tregon edhe disa secrete të punës së tij.
Artisti Shyqyri Sako, filloi punë në kinostudion “Shqipëria e re”, në vitin 1963 ku punoi si piktor filmi e kostumesh deri në vitin 1994 duke realizuar rreth 40 filma dhe postera ndër të cilët, “Toka jonë”, “Komisari i dritës”, "Njësiti gueril" , "Kapedani", “Rrugicat që kërkonin diell", "Dimri i fundit”, “Mësonjëtorja”, “Radiostacioni”, “Shpella e piratëve”. Ekspozita qëndron e hapur për publikun në galerinë Fab.