E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, transportohej me ambulancë, bllokohen 160 kg kanabis

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur bllokimin e 160 kilogramëve kanabis sativa në aksin rrugor Shkodër- Lezhë. Gjatë bllokimit të sasisë së drogës uniformat blu kanë vënë në pranga 6 persona, të cilët bënin transportimin e saj, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Nga të dhënat paraprake mësohet se lënda narkotike po transportohej me ambulancë ndërsa nuk bëhet ende i ditur destinacioni i saj.
Ndërkohë policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›