E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Piktori që sjell Elbasanin e vjetër; Gazmend Xhaferri frymëzohet nga historia

Në këto piktura është e pamundur të mos gjesh copëza historie, kujtime, personazhe, ngjarje dhe jetë qytetarësh në të gjitha ngjyrat dhe dimensionet, e po ashtu Elbasanin e vjetër me vednet karakteristike.

Piktori Gazmend Xhaferri, shprehet se kënaqësinë më të madhe ia japin njerëzit që e duan artin e tij dhe zgjedhin ta marrin atë me vete.

GAZMEND XHAFERRI

PIKTOR

“Njerëzit kanë shumë nostalgji për pazarin, kalanë, rrugicat ku kanë ecur, e duan qytetin e vjetër. ”

Në studion e Gazmendit bien në sy tablotë e lagjeve historike, për të cialt thotë se bazohet në fotot e vjetra të arkivit, e pëlqehen shumë sidomos nga emigrantët.

Njëra nga fotografitë që ka hedhur në telajo daton që në vitin 1916.Ndërsa dashurinë dhe përkushtimin për pikturën e ruan edhe si një trashëgimi familjare.

Piktori që ruan kujtesën ka eksperimetnuar në shumë zhanre të këtij arti por sipas tij, e bukura e artit është të zgjojë përjetimet e njerëzve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›