E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktura e të atit, një surprizë për Klodin

01/05/2010 21:50

Klodi vendoset sërish në qendër të vëmendjes gjatë këtij spektakli pasi për të është përgatitur një surprizë. Fillimisht diskutohet raporti i munguar i Klodit me të atin, pasi ai ka jetuar për pak vite me të e më pas, pasi divorcit të prindërve, ai ka qëndruar më të ëmën. Edhe pse jetonin në një qytet, ata nuk kanë patur më raporte me njeri-tjetrin. Për publikun shfaqet një klip me një rrëfim prekës të Klodit për historinë e të atit. Në klip, ai e përshkruan atë dhe më pas tregon një ngjarje që i kujtohet nga fëmijëria, kur pas disa kohësh, ka takuar të atin. Ndërsa rrëfen, Klodi preket dhe qan. Klodi tregon se me babain e vet ka shumë pak kujtime, madje nuk ka as një fotografi. Të vetmen fotografi që ka dhe që e ruan me fanatizëm është ajo që ka marrë nga lajmërimi i vdekjes, ditën kur ai ndërroi jetë. Opinionisti mendon se Klodi, ndryshe nga njerëzit e tjerë që po ashtu janë rritur në mungesë të prindërve, nuk e mohon apo ta dënojë atë për largimin mes tyre. Ndryshe nga ta, ai e kujton si babain e tij që i mungon shumë. Opinionisti e vlerëson rrëfimin e Klodit si të sinqertë, të vërtetë e prekës që të transmeton shumë emocion. Arbana i kërkon Klodit që të shkojë në dhomën e kuqe. Sapo hap derën, Klodi preket se e kupton që bëhet fjalë për babain e tij. Në dhomë është një telajo e mbuluar. Klodi shprehet se i ka munguar shumë, gjatë gjithë jetës dhe se ai ka qënë një njeri i mirë. Ai qan edhe pse përpiqet ta mbajë veten. Klodi shprehet se kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën e tij, qoftë nga prezenca, qoftë nga mosprezenca e të atit. Klodi jep një mesazh se pavarësisht mungesës apo lëndimit kur një prind të braktis, fëmijët gjithnjë duhet ti falin ata sepse cdokush gabon në jetë. Publiku duartoket ndërsa dëgjon këto fjalë. Klodi shprehet se i ati është ëngjëlli i tij mbrojtës që i jep forcë e kurajo. Ai shkon pranë telajos dhe zbulon një pikturë të saporealizuar, pikërisht për ti zëvendësuar fotografinë e munguar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›