Debate dhe surprizë për Jonën

01/05/2010 22:55
Për banorët shfaqet një klip ku tregohen mendimet e disa prej banorëve për Jonën. Kështu Miri dhe Erioni e karakterizojnë Jonën si një borgjeze e vogël nga sjelljet dhe mënyra se si ajo flet si të një vajze jo për moshën që ka. Në klip shfaqet edhe debati mes saj dhe Mirit pikërisht për këto mendime e kryesisht për edukatën që Mirit i duket e tepruar. Gjithashtu jepet debati mes Jonës dhe Erionit pasi ai tha se ajo nuk është e rëndësishme për të, si dhe opinionet e Klodit dhe Mandit që u duket e tepruar sjellja e djemve ndaj vajzës. Pasi shohin klipin, Jona shprehet se është befasuar nga qëndrimi i Erionit këtë javë i cili i duket më i afruar me Mirin. Erioni e kundërshton duke thënë se jo cdo gjë që thotë ai e që nuk u pëlqen atyre është patjetër i ndikuar nga Miri. Ai shton se u sqarua me Jonën që më parë për këtë bisedë. Për Mirin Jona thotë se është një mashkull fanatik që i jep bezdi një lule në kokë apo një fjalë falenderuese. Ajo e konsideron veten si një vajzë të thjeshtë dhe që është vetvetja. Miri i thotë se Jona duhet ta pranojë mendimin e tij se dhe në atë formë, nëpërmjet ngacmimeve, ai mund ta njohë atë. Ndërsa flasin të dy, Jona shprehet se nuk i intereson mendimi i Mirit.
Për Jonën ka një surprizë, një klip me dedikime dashurie për të nga i dashuri i saj. fillimisht ajo nuk e kupton, por në fund e shikon q ëështë për të dhe preket nga ato dedikime. Jona del në kopsht ku në pishinë janë shkruar disa dedikime. Ajo qesh ndërsa i shikon. Në monitor shaqet një paradë fotografish të sajat me Chriss-in, të dashurin e saj. për Jonën është një sfidë, në fund të pishinës ndodhet dicka që ia ka dërguar ai të cilën Jona duhet ta marrë. Kështu ajo zhytet në pishinë dhe merr një kuti ku brenda ka dy bileta për të parë një ndeshje futbolli nga botërori që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Jona e falenderon dhe i thotë disa fjalë dashurie në anglisht atij, që i mungon shumë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));