E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piku i pushimeve verore, QSUT vijon normalisht punën

Urgjencat e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Terezës” ne Tiranë do të jenë në gadishmëri të plotë për të përballuar të gjithë fluksin e pacientëve.

Ndërhyrjet kirurgjikale emergjente do të kryhen, pavarësisht temeperatuarave, ndërsa operacionet e planifikuara janë pezulluar për në shtator. Kjo do të thotë se operacionet e vetme të cilat do të kryhen në verë, përvec dëmtimeve nga aksidentet, do të jenë apandesiti, plasja e stomakut apo ngatërrimi i zorrëve.
 

Ndërsa operacionet, të cilat janë të planifikuara për ndërhyrje në vjeshtë, janë tiroidet, hernitet, dhjami dhe gurët në tëmth. Saimir Ivziku, drejtori i QSUT-së tha se jane marrë të gjitha masat duke filluar nga personeli mjekësor e deri tek farmacitë përgjatë verës.
 

Edhe pse për shumicën nga ne, gushti është muaji i lejeve të zakonshme, QSUT do të veprojë në bazë të një kalendari të përcaktuar në detaje, ku sipas Ivzikut nuk do të ketë probleme me mungesat e personelit mjekësor, turnin e dytë apo mjekun roje.
 

Në këto ditë të nxehta vere, kur zhiva e termometrit arrin deri në 40 gradë celcius, në urgjencat e QSUT-së ka një fluks pacientësh, kryesisht në urgjencën e Pediatrisë dhe në atë të Kirurgjisë, ku paraqiten rreth 400 deri në 450 raste në ditë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›