MASH ofron një mundësi për ata që nuk plotësuan A2

Jo të penduarit, por maturantët të cilët për një arsye madhore, kryesisht shëndetësore, nuk kanë mundur të plotësojnë formularin A2 do të kënë një tjetër shans.
Ministria e Arsimit ka vendosur që brenda 4 ditëve këta matruantët të mësojnë datën në të cilën mund të plotësojnë formularin A2, në rast se duan të vazhdojnë studimet e larta. Drejtori i APRIAL (Agjencisë së Pranimit të Provimeve) Arben Fagu tha se ka një numër të konsiderueshëm të maturantëve të kësaj kategorie edhe pse zyrtarisht nuk është bërë identifikimi i tyre.
Prova e parë e formatit online i A2 ka rezultuar i suksesshëm dhe mesa duket kjo do të jetë formati përfundimtar i këtij formulari. Alfons Harizaj, drejtori i Agjensisë Kombëtare të Provimeve tha se pothuajse të gjithë maturantët aplikuan online këtë formular, edhe pse ai gjendej edhe në formatin letër edhe në shkolla.
Formularin A2 e kanë plotësuar rreth 29.600 maturantë, duke përjashtuar maturantët të cilët nuk duan të vazhdojnë Universitetin dhe maturantët të cilët kërkuan të vazhdojnë studimet e larta jashtë Shqipërisë.