E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pilotet Na ndihmoni tju ndihmojme

Rreth 38 persona në zonat e bllokuara nga bora, kryesisht gra shtatzëna dhe fëmijë, kanë arritur të marrin deri tani ndihmën e duhur mjekësore, duke u transportuar në kohë në spital nga njësia e helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por në disa raste misioni nuk është përmbushur, siç ndodhi të mërkurën në komunën Arrën të Peshkopisë, kur helikopteri është kthyer mbrapsht si pasojë e kushteve të këqija të motit.

“Deri më tani kemi marrë 5 njoftime por urgjent ishte rasti në Arren ku ishte një grua shtatzënë, ishte në ditët e fundit, nuk e morëm dot, kishte mjegull. Më i vështiri ka qenë një rast në Radomir ku kemi marrë një grua Moti i keqNdërpriten fluturimetRifillojnë reshjet e dëborës Berisha mbledh emergjencën, sulmon Ramën shtatzënë dhe ishte fat pasi për pak sekonda do bllokoheshim dhe ne atje, bashkë me të sëmurën, nuk do të binim dot këtu”, thotë piloti Albert Xhafaj.

Një tjetër pengesë që hasin pilotët gjatë udhëtimit të tyre drejt komunave që kanë emergjenca shëndetësore është dhe dërgimi me vonesë i pacientëve pranë helikopterit, gjë që shpesh herë ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Për këtë arsye, shefi i Njësisë së Helikopterëve të Shëndetësisë Albert Xhafaj i ka bërë apel banorëve dhe pushtetit vendor të bashkëpunojnë me pilotët me qëllim që misioni të përmbushet me sukses.

“Që nga pragu i derës e deri tek helikopteri nëse distanca është, le të themi 30 metër, duhet gjysmë ore të përshkohet. I bëjmë thirrje kryetarëve të komunave dhe njerëzve përgjegjës për këtë punë që të saktësojnë fshatin komunën dhe lagjen po pati mundësi, në ato zona ku ka të sëmurë, familjarët e tyre bashkë me njerëzit të solidarizohen dhe të bëjnë një shenjë aty pranë”, shton piloti Albert Xhafaj.

Kryepiloti i Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka theksuar se grupi i pilotëve është në kontakt te vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtuesit e tjerë të lartë të këtij dikasteri, por probleme paraqiten në terren atje ku dhe ndërhyrja nga ajri shpeshherë vështirësohet nga kushtet e këqija të motit, duke i detyruar pilotët të udhëtojnë sërish drejt zonave të cilat kanë nevojë për ndihmë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›