E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhizel ne TOB per diten e te dashuruarve

Për ditën e të dashuruarve një numër i madh artëdashësish  kanë preferuar ta kalojnë mbrëmjen duke shijuar baletin e famshëm “Zhizel”, i cili u ngjit në skenën e Teatrit të Operas në këtë mbrëmje romantike. Baleti “Zhizel” erdhi  plot risi nga koreografi, Agron Aliaj. Ky është një balet klasik romantik, i ndërtuar në dy akte dhe sipas baletmaestrit kjo është një gjetje mjaft interesante për 14 shkurtin, pasi në momentin që e humbet dashurinë bëhesh më i vetëdijshëm. I ftuar special për të interpretuar rolin e princit Albert ishte solisti shqiptar me famë botërore, që interpreton për teatrin shtetëror të Mynihut, Marlon Dino, i cili e solli plot emocion dhe krejtesisht ndryshe, se sa e kishim parë nga balerinët e mëparshëm, rolin e Albertit, artist i famshëm e preku skenën shqiptare për herë të parë. Ndërsa fshatarja e bukur “Zhizel” u jetësua  nga balerina, Greta Hushi. Në këtë balet interpretuan edhe  solistët dhe trupa e baletit dhe orkesta simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›