E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pilotët kroatë shpëtojnë forcat ballkanike

Pas intervenimit të pilotëve kroatë, 38 ushtarë të shteteve ballkanike (Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi edhe Bosnje e Hercegovinës) u tërhoqën nga baza e tyre në Kabul. Në të vërtetë, 38 pjesëtarë të policisë ushtarake të forcave ballkanike duhej të transferoheshin nga baza e tyre e rrethuar Julien, në Kabul, në bazën amerikane Bagram.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Afganistan, që u shkaktua nga protestat kundër filmit “Çiltërsia e Myslimanëve”,ushtarët e huaj janë bërë cak i sulmeve, andaj helikopterët amerikan kanë ndaluar fluturimet. Si rrjedhojë, u shfaq problemi i transportit të ushtarëve ballkanikë.

Kështu, instruktorët kroatë të fluturimit, që punuan me ushtarët afgan në Kabul, huazuan një helikopter afgan Mi17, dhe arritën që në dy fluturime t’i dërgojnë ushtarët në Bagram, prej nga pastaj u dërguan në Kirgistan, e prej atje nëpër shtetet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›