Pinguini ngatërron rrugën, përfundon në Zelandën e Re
TIRANE-Një pinguin i ri perandorak, lindur në Antarktikë, notoi disa mijëra milje në drejtimin e gabuar duke përfunduar në Zelandën e Re. Pinguini 10 muajsh u pikas në plazhin Beka Beka, në veri të Uellington, paraditen e të hënës, duke i ngazëllyer banorët e zonës.
"Doja ta shpëtoja këtë krijesë të vogël" tha një grua. Pinguini afërsisht një metër i gjatë, është mëse 6,000 kilometra larg Antarktikës. Specialistët thonë se ai mund të jetë larguar nga vendqëndrimi i tij natyral në kërkim të ushqimit. "Ky pinguin mund të ketë qenë pjesë e atyre lindur vitin e fundit, të mësuar me qëndrimin mes akujve duke u ushqyer me peshq të vegjël. Aktualisht ama ai ndodhet shumë larg zonës, ndoshta për shkak të humbjes së rrugës në kërkim të ushqimit" tha një specialist mbi pinguinët.
Ky është pinguini i parë perandorak që shfaqet në Zelandën e Re gjatë 44 vjetëve të fundit. "Shfaqja e këtij pinguini në këtë zonë është diçka e jashtëzakonshme" tha Miskelly.
Pinguinët perandorakë rrallëherë jetojnë pranë njerëzve, por ky ekzemplar i humbur u gjet nga një grua që po shëtiste qenin e saj. Departamenti i Mbrojtjes së kafshëve në Zelandën e Re iu ka kërkuar banorëve t’i mbajnë qentë me rrip. "Qentë rendin shpeshherë në këtë plazh. Nëse hasin një pinguin disa qindra metra para të zotit fati i tij është i shënuar, ata do ta gjejnë të ngordhur" tha Miskeli.
Specialistët thanë se pinguini i vogël duhej kthyer menjëherë në Antarktikë për të arritur të mbijetojë.
(s.topi/d.b/BalkanWeb)