Facebook, cështja mbyllet
Ceshtja e gjatë ligjore mbi pronësinë e Facebook duket se ka përfunduar. Fillimisht binjakët Winklevoss kishin vendosur ta conin ceshtjen deri në gjykatën e apelit, por mesa duket kanë hequr dorë dhe kanë vendosur ta përfundojnë betejën ligjore shtatë vjecare, pa dhënë asnjë sqarim.
Binjakët Winklevoss filluan shtatë vjet më parë procesin gjyqsor ku pretendonin se pronari i sotëm i Facebook Mark Zuckerberg, u kishte vjedhur iden për rrjetin social. Pas një marrëveshje kompania u pagoi atyre, në vitin 2008, 65 milion dollar, në kesh dhe tituj aksionar, si likuidim.
Binjakët kishin vendosur ta conin përpara procesin me preteksin se kompania kishte mbajtur të fshehura disa informacione që do të garantonin një dëmshpërblim më të lartë nëse zbardheshin. Pjesa e parë e betejës u mbyll në 11 prill me vendimin e gjykatës federale që e cilsonte shpërblimin tepër të mirë. Hapi tjetër do të ishte apeli në gjykatën e lartë, por sot erdhi lajmi që binjakët nuk do ta vazhdonin më tej procesin ligjorë.
(a.h/BalkanWeb)