E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pink i del në mbrojtje Gwyneth

Këngëtarja Pink thotë se Gwyneth Paltrow është një nga njerëzit më të mirë që ajo ka takuar ndonjëherë.

33-vjecarja ka nxituar të mbrojë aktoren e cila së fundmi u vu nën kritika për disa deklarata që bëri për ceremoninë, 'Met Gala'.

Aktorja e cila ishte e pranishme të hënën në këtë ceremoni, tha se më kurrë nuk do të marrë pjesë aty dhe se ajo natë ishte shumë jo argëtuese.

"Kurrë më nuk do të shkojë. Ishte e stërngarkuar. Nuk jam kënaqur fare", ishte deklarata e Gwyneth për 'USA Today'.
Për Pink, kjo gjë është tejet normale.

'Hahaha e dua atë. Ajo është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë", u shpreh Pink./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›