Anetaret e rinj te Klubit te Serenatave pushtojne Korcen

Anëtarët e rinj të Klubit të Serenatave kanë kënduar për rreth 4 orë serenata të zgjedhura si ato patriotike ashtu edhe këngët e dashurisë.
Kitarat dhe mandolinat të harmonizuara me zërat interesantë të këngëtarëve të rinj kanë përcjellë emocione të veçanta për korçarët, të cilët pak nga pak mbushën pedonalen e qytetit.
40 të rinjtë përcjellin tingujt e serenatave në çdo rrugicë dhe shesh të qytetit , një aktivitet ky në vazhdimësi të panairit të pranverës në Korçë.
Tingujt e serenatave kanë pushtuar mbrëmjen e së shtunës sheshin kryesor të qytetit të Korçës pavarësisht shiut që nuk pushonte.