E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipero Lista e barnave me firmen e KM. PS vijon akuzat ndaj Vasilit

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i eshte pergjigjur akuzave te socialisteve nepermjet drejtorit te politikava shendetesore ne dikasterin qe ai drejton Pellumb Pipero. Ai ka sqaruar partine socialiste se per asnje nga akuzat qe i jane adresuar ministrise se shendetesise nuk i perkasin ketij dikasteri duke sqaruar se lista e rimbursueshme e barnave eshte ne varesi te ISKSH dhe po ashtu levizja e personelit nuk jane atribut i dikasterit te shendetesise.

Lista e barnave te rimbursueshme prej vitesh qe nga koha qe opozita e sotme ishte pozite dhe ministria e Shendetesise drejtohej prej saj miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Ministria e Shendetesise nuk kryen asnje procedure blerjeje per asnje ilac te vetem. Te gjitha spitalet e Shqiperise per blerjen e medikamenteve dhe barnave financimin e marrin nga Instituti i Sigurimit te Kujdesit Shendetesor me te cilin cdo spital ka nenshkruar kontraten respektive tha Pipero.

Por selia roze ka vijuar me denoncimin e degradimit te sistemit shendetesor ne vend por kete here ne fokus te akuzes nuk ka qene ministria e shendesise por kryeministri berisha qe sipas saj do te hyje ne histori si mjeku qe shkaterroi sistemin shendetesor ne vend.

Sektori i shendetesise ndodhet ne piken e hallit dhe ne meshire te fatit dhe per kete fajin e ka Sali Berisha. Sali Berisha njehere e nje kohe doktor sot u deklaron shqiptareve se qe te marrin sherbim shendetesor duhet ta paguajne por nuk u tregon sesi u kthehet ne sherbim kjo pagese. Kujt iu kerkon te paguajne Pensionisteve ua rrit pensionet me 20 leke ne dite dhe nga ana tjeter u rrit cmimet e ilaceve me 10 duke i futur ne skemen e TVSH tha Deda.

Selia roze tha se do vijoje te denoncoje gjendjen e mjeruar ne sistemin shendetesor ne vend ku si shkak sheh korrupsionin por nuk tha se kujt do ti kerkohet kete here kjo pergjegjsi pas shkarkimit te akuzave si te paadresuara sakte nga dikasteri i drejtuar nga Petrit Vasili.

Rovena Mocka

Azhornuar se fundi e hene 01 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›