E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngaterresa me fituesin e tenderit Olldashi Ja Shkelzen Berisha i vertete

Ministri i Transporteve hodhi poshte pretendimet ne nje te perditshme se i biri i kryeministrit ka fituar tre tendera ujesjellsash. Olldashi sqaroi se behet fjale per nje person tjeter qe mban te njejtin emer me djalin e kryeministrit dhe ne nje konference te posacme shtypi prezantoi fituesin e vertete te tendererit Shkelzen Abdullah Berisha.

Kryetari i Partise Socialiste ka shperndare dje neper gazeta nje lajm per gjoja tendera te prokurimeve publike te fituara nga Shkelzen Berisha ne institucione qe jane ne varesi te ministrise se Puneve Publike dhe Transportit. Per gazetaret ua prezantoj zoteria eshte Shkelzen Berisha eshte aksione ne shoqerine CMC-Eko com. Sic e shikoni nuk eshte Shkelzen Berisha qe eshte ne foton e Gazetes Shqiptare sic e shikoni nuk ka moshen e Shkelzen Berishes qe eshte shfaqur ne foto dhe nuk ka emrin e babait Sali po e ka Abdulla. Ne listen e shtetasve te republikes se Shqiperise jane 14 Shkelzen Berisha nga te cilet vetem njeri eshte djali i kryeministrit te tjeret nuk kane lidhje me kryeministrin. Une kam ketu nje kopje te botuar ne gazeta te nje shkrimi botuar nga gazeta zyrtare e PS Zeri i Popullit ku akuzohet Sali Berisha thote me 4 shtepi. Dhe i referohen shtepive jo te Shkelzen Sali Berishes po te Shkelzen Abdulla Berisha deklaroi Sokol Olldashi minister i Transportit.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›