E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tronditet Flamurtari i Vlores

Pak ditë pas blerjeve më të bujshme, klubi vlonjat deklaron se nuk ka para për të paguar yjet duke bërë që lojtarët kryesorë të mendojnë largimin.
Migen Memelli, Gjergji Muzaka apo Franc Veliu që ishin që më parë në Vlorë, por edhe Dritan Smajli, Ilion Lika apo Erion Dushku që u morën këtë verë, janë kthyer tashmë në objektiv për klubet e tjerë.
Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka deklaruar se nuk do të japë më tej rroga të larta. Jo më shumë se 100 000 lekë të reja në muaj, ndërsa tek Flamurtari ishin mësuar të kishte edhe futbollistë me mijëra euro rrogë mujore.
Shkaku duket se është tërheqja e sponsorizimeve nga kompani të ndryshme gjë që diskutohet se ka lidhje me ndërtimet apo prishjen e tyre në plazhin e Vlorës.
Tashmë, Skënderbeu dhe Partizani besohet se do të jenë skuadrat kryesore që do të kërkojnë të përforcohen me lojtarët e Flamurtarit, ndërsa trajneri Ernest Gjoka ka pranuar se do të duhet të përshtatet për të punuar me një skuadër me shumë më pak pretendime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›