E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida propagande me fature

Manifestim i ndergjegjes dramatike apo aq me keq te munguar eshte ajo qe po ngjet ne skenen e sotme politike te vendit. Politika po rreshqet ne sokakun e marrezise se saj jo si ne Sokakun e te Marreve por si ne nje terren ku e papritura eshte fryme dhe gjendje. Protagonizmi politik po riciklon me shpejtesi konfliktin. Nje konflikt qe tenton te ngreje infrastrukturen e vjeter qe tejzgjati dhe vijon te shtoje kete tranzicion socreal te postkomunizmit shqiptar. Logoritja e shumices se kryesuar nga politikani Berisha po perballet me nje gjendje qe problematizohet per shkak te kesaj rrjedhe konflikti.

Pergjegjesia e politikes si administratore e normalitetit te nevojshem po vetetradhtohet. Ne skenen e dites kryedebat po shnderrohet projekti i qeverise per shembjen e Piramides dhe ideja jo projekt me maket per ngritjen e korpusit te Parlamentit mbi themelet e saj. Eumlshte gjetur ne sipar te kohes elektorale objekti per te rifreskuar perdorimin e kauzes se antikomunizmit. Kjo eshte ndermarrje vetjake e kryeoratorit te vjeter politik te kesaj shumice delikate ne qeverisje. Eumlshte gjetur simboli per indoktrinimin e mases elektorale ne kete nisje te dyshimte fushate per nje perballje me palen kundershtare. Nje mjet me permbajtje ideologjike per ta rikompleksuar palen e paideologji dhe skrupuj trashegimie sic eshte PS e tanishme.

Piramida po shnderrohet ne objektin qe permes historise se vete te krijimit mund ta rielektrizoje ideologjikisht perballjen e tanishme pozite-opozite. Nje mjet i vjeter per nje qellim rishtar. Ne kete preference te Kryeministrit Berisha po perfshihen te gjithe. Pra elektrizimi politik i debatit po ndodh. Seanca e djeshme ne Parlament eshte deshmia e qarte. Rreziku per ta pesuar ajo godine e kushtueshme dhe per te gelltitur miliona e miliona euro te tjera ne te ardhmen eshte eminent. Ne kete vend nuk ka pasur kurre llogaritje te kostove por vetellogari te arritjes se qellimit. Pesimtari popull e zgjedh vete ndarjen ne ata qe jane pro dhe ne ata qe jane kunder shembjes apo ruajtjes se objektit. Pesimtari popull nuk ka kurre nje aksion llogarikerkimi per faturat qe lene apo marrin vendimet autoritariste.

Kjo perfshirje ne diskutimin per shembjen apo ruajtjen e objekteve publike shfaqet si liri si fasade e madhe e lirise qe propagandikisht politika ia shet si kontribut te saj shoqerise se vogel shqiptare. Nje liri pa permbajtje dhe me fatkeqesine e veshtirendreqshme te referencave dhe trashegimise. Shembjet e pallogaritura dhe sidomos ato qe mbartin pasion politik jane fatura qe duhen ekspozuar dhe tundur para syve te zoteruesve te vendimmarrjes. Mosndodhja e ketij reagimi shumefishon rrezikun e varferimit te sherbimit dhe financave te shtetit ndaj qytetarit. Nese nuk ndodh kjo atehere fatkeqesisht ka triumfuar ndergjegjja e rrezikut per shkak te lirise spontane dhe pa permbajtje. Ne jemi pikerisht ne shijen e se thenes se Kazanzaqisit Rreziku - pasoje e lirise.

Mirepo ne rastin e shembjeve te tilla vlen me shume syceltesia pragmatiste se rreziku i flamurit per rikthimin e nostalgjise ideologjike. Ajo cka Driteroi i urte pohonte dje per Shqip-in Te transformojme lsquogodinen e kokes e jo te shembim godina mbetet e thena qe vlen si ndergjegje qe duhet perballe rrezikut te ndergjegjes dramatike te politikes. Kjo propagande ka fature tronditese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›