ISI hapja e nje sherbimi te frikshem sekret
Hyrja eshte diku ne nje vend te panjohur dhe shume te fshehte. Thone se ndodhet pas nje spitali te vogel ne afersi me autostraden qe i shkon tangjent Islamabadit. Muret rrethues jane te larte te rrethuar nga tela me gjemba. Nje person me veshje civile i merr ne pyetje vizitoret te cilet me pas kalojne ne nje postbllok ku i nenshtrohen nje kontrolli te hollesishem fizik qe ka per qellim te perjashtoje kalimin e armeve ne ambientet e tjera. Me pas gjendesh perballe nje dere levizese elektrike te permasave te stermedha qe te krijon pershtypjen e nje burgu te sigurise se larte. Por ne fakt nuk eshte hyrja per ne burg por ajo per ne zyrat e selise se sherbimit sekret pakistanez. Ai eshte nje sherbim qe perfshin shume drejtori dhe njera prej tyre nder me te fuqishmet dhe te pushtetshmet eshte Drejtoria e Sherbimit Inteligjent. Eumlshte nje institucion me vete i famshem dhe shume i fuqishem. Vete sherbimi sekret ISI per dhjetevjecare me radhe ka operuar i mbeshtjelle nga nje vel misteri qe ngjall frike dhe i sulmuar nga shume akuza dhe hamendesime si krijues dhe zbatues i skenareve te ndryshem politike dhe ushtarake ne vend si iniciator i vjedhjeve te zgjedhjeve trajnimit te terroristeve grabitjeve dhe vrasjeve. Per shume pakistaneze ai eshte nje shtet brenda shtetit. Se fundmi per disa arsye te mbetura ende enigme kjo agjenci ka vendosur qe te behet me e dukshme sidomos ne syte e shtypit perendimor. Gjate dhjetevjecarit te kaluar agjencia ka ftuar gazetare per te pare dhe shkruar per qendren e saj te re zyrat e reja e moderne. Ne takimet mes gazetareve dhe spiuneve te shoqeruara gjithmone nga caji i ftohte te zotet e shtepise kane dhene detaje ne lidhje me disa nga ceshtjet me sensitive te vendit si kryengritja e talebaneve gjurmimi i Al Kaedes apo marredheniet e turbullta dhe here-here konfliktuale me Indine. Ne kemi nisur qe te hapemi pak. Ne te shkuaren nese dilte ndonje lajm per agjencine demet ishin shume te renda. Tani kemi ndryshuar qendrim dhe duam qe te dalim jashte kornizes se zakonshme thote nje nga oficeret e ISI-t i autorizuar per te folur ne emer te sherbimit sekret. Por rehabilitimi i imazhit te agjencise qe eshte pashmangshmerisht i lidhur me tmerrin dhe dhunen eshte i veshtire. Per 30 vjet ai ka drejtuar operacionet sekrete ne lojen per pushtet te lidereve te ndryshem duke mbeshtetur ekstremistet islamike ne luften e tyre kunder ushtareve indiane ne Kashmir apo duke mbeshtetur e nxitur talebanet qe te fuqizoheshin ne Afganistan. Ne Pakistan agjencia nuk mund te konsiderohet vecse si burim zullumesh. Ajo eshte syri dhe veshi i pushtetit ushtarak qe posedon nje fuqi tmerresisht te madhe monitoruese dhe pergjuese te telefonave dhe postes elektronike brenda dhe jashte vendit. Kjo agjenci ka nje rrjet te jashtezakonshem informatoresh. Disa pakistaneze i quajten disa prej agjenteve te kesaj agjencie sigurisht me ironi si engjej. Ne pushtetin e ish-presidentit Musharaf ata kane grabitur mijera njerez nje pjese e te cileve jane torturuar. Majin e kaluar disa kamikaze vendosen qe te shperthenin zyrat e kesaj agjencie ne Lahoer. Si pasoje u vra nje kolonel dhe nje numer ende i pakonfirmuar agjentesh. Pas ketij sulmi zyrat qendrore ne Islamabad jane vene nen masa shume me te rrepta sigurie se me pare madje thuhet se ato do te levizin ne nje tjeter vend. Ndikimi te shtypi vendas ka qene gjithmone pjese e operacioneve te ISI-t. Zakonisht kjo behet permes kercenimeve parave nen dore dhe shantazheve. Por me pare mjete te tilla nuk jane perdorur per shtypin e huaj te pakten deri me tani. Ne fakt behet fjale per nje fushate te urdheruar nga qeveria e cila ka frike se mos situata aktuale kthehet ne nje karikature per Pakistanin dhe i ul imazhin ne bote. Nje here ne jave agjencia organizon nje mbledhje per imazhin edhe ne prani te gazetareve te cilet ulen ne nje salle konferencash para disa zyrtaresh me kostume e kravata. Ata japin informacione te ndryshme por pa detaje dhe emra. Gazetaret mund ti pyesin por pa pretenduar qe te marrin pergjigje per pyetje qe mund te jene me zarar. Cdo informacion qe del nga goja e zyrtareve eshte i miratuar me pare dhe i kontrolluar. Politika e dyerve te hapura ka nisur me emerimin e shefit te ri te sherbimit sekret gjeneralit Shuja Pasha. Sipas nje interviste te tij ne shtypin perendimor ajo do te ishte shume me e hapur se me pare. Ne fakt hapja ndaj medias eshte pjese e nje tendence globale. Keshtu vete CIA amerikane dhe MI6 sherbimi sekret britanik kane mbajtur gjithmone lidhje dhe kanale komunikimi me gazetare te caktuar nje marredhenie e cila ka marre rendesi te madhe pas akuzave te fundit per shkelje ligji ne adrese te te dyja agjencive. Per vete gazetaret sfida e vertete eshte qe te ndajne faktet nga propaganda. Ne nje takim te fundit me disa gazetare perendimore zyrtaret e ISI-t sugjeruan se ndoshta ishin indianet ata qe kishin organizuar sulmin e nentorit te kaluar ne Mumbai. Disa dite pas kesaj deklarate personi i vetem i mbijetuar nga masakra e nentorit deklaroi ne nje gjykate indiane se ai ishte trajnuar nga nje grup xhihadist me lidhje te ngushta me ISI-n pakistanez. Pra e verteta asnjehere nuk merret vesh por gazetaret nuk duhet te bien asnjehere pre e propagandes. Megjithate klishete e vjetra ne lidhje me opinionin e formuar tashme se ISI eshte nje shtet brenda shtetit nuk do te rrezohen kollaj por megjithate hapja e re nenvizon mbi te gjitha balancen e brishte mes pushteteve ne vend.