E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirateria, 16 vetë në akuzë për mashtrim kompjuterik

TIRANE- Plot 16 persona jane vene ne ndjekje penale me akuzen per  Mashtrimi Kompjuterik. Policia e Tiranes ka bere me dije ata jane ndaluar ne kuader te operacionit te koduar Transmetimi te kryer mbremjen e djeshme , pas nje kontrolloi ne subjekte tregtare dhe banesa në të cilat dyshohej për transmetime të jashtëligjshme.

“Keta  persona nëpërmjet paisjeve elektronike dhe internetit kanë trasmetuar në mënyrë të paligjshme sinjal të disa Kompanive Televizive Dixhitale”- thone burimet e policise.

Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar: 74 aparate Dreambox të klonuar për marrjen dhe trasmetimin e sinjaleve televizive, 27 aparate Dream Multimedia, 1 aparat Sky, 8 sisteme sisteme kompjuterike të përshtatur si servera, për administrimin e rrjetit trasmetimit, 2 njësi kompjuterike lap-top, 1 modem, 96 copë CD 96 dhe 7 karta dixhitale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›