E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratët në stomakun e balenave

“Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, është film që kërkon fontanët e të mbeturit i ri. Ky film paraqet pjesën e katërt të filmit për piratët, që e ka bërë atë një film fitimprurës, por edhe argëtues. Edhe magjia e këtij filmi do të jetë në ekranet e juaja gjatë festave të Vitit të Ri në DigiGold.

“Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, është një film që shpik gjëra interesante. E këtë prapë e bën regjisori Gore Verbinski, i cili ka bërë regjinë e këtij filmi në të cilin paraqet energjinë e tri pjesëve të para, që është një energji me truqe, me efekte vizuale rokoko dhe me efekt koheziv interesant të narracionit që jemi mësuar t’i shohim edhe në filmat e Rob Marshalit që është i specializuar për këto gjëra dhe i ka bërë në filmat “Chicago”, “Memoirs of a Geisha” dhe “Nine”, që janë të bazuar më shumë në figura letrare dhe efekte interesante vizuale.

Verbinski, i cili i ka qejf filmat me anarki që bazohen në tregime për filmat vizatimorë që kanë origjinën në vitet 1940 dhe 50, e që i takojnë edhe trashëgimisë së Disneyt, ka bërë një transicion të suksesshëm të një animacioni që njihet me emrin Rango, e që në pjesën e katërt të këtij filmi përsëri portretizohet nga pirati i Hollywoodit, Johnny Depp që është një magjistar i ujit dhe ka karakterin me emrin Jack Sparrow dhe ecën me “rrymat e detit” të cilat ai i ndien nga ehot e tyre, një element i paarritshëm që tregon edhe admirimin e këtij aktori ndaj profesionit duke luajtur me përkushtim dhe energji çdo karakter, pavarësisht natyrës së tij.

Shumë aktorë nga ata të mëparshmit nuk janë në pjesën e katërt – por kemi Keith Richards që paraqitet një minutë apo dy, por që luan shumë më mirë herën e kaluar, e djemtë e tjerë prapë janë në formë të mirë, që e bën filmin pak a shumë si kthesë në kohë tjetër të këtij filmi, por që ka rekrutuar disa karaktere të reja që funksionojnë mirë në film.

Richard Griffiths paraqet karakterin e trashë, mbretin George, kurse Jud Dench paraqitet si një zonjë me një karrocë, por filmi prapë i takon trios së fuqishme Depp, Geoffrey Rush dhe Ian McShane.

Vështirë që vërehet edhe mungesa e Keira Knightleyt dhe Orlando Bloomit për shkak se aty skenaristët kanë bërë një gjë të mirë. Ka shumë njerëz që do të dashurohen në këtë film dhe në karakteret e reja të cilat do të shoqërohen prapë me paraqitjen e Sparrowit, Blackbeardit dhe Barbossës. Është pothuajse një tregim sikurse që vazhdojnë në filmat e “Harry Potterit”, karaktere që nuk bën pa ta, siç janë Harry, Ron dhe Hermoine që janë të devotshëm pranë shkollës së Hogwartsit. Ashtu janë edhe Sparrow, Blackbeard dhe Barbossa, të devotshëm pas detit dhe aventurave pirate.

Këtu nuk duhet harruar edhe një gjë që e bën këtë film më social. Efektet 3D. E mira e kësaj është se kemi të bëjmë edhe më një person të ri në këtë film. Një aktore të madhe me emrin Penelope Cruz, e cila luan përkrah Deppit në mënyrë të mrekullueshme karakterin e Angelicës, e cila mund të mos jetë vajza e Blackbeardit (mjekërziut).

“On Stranger Tides” është një parodi që ka shpirtin e pop-kulturës, pra një gjë e cila pëlqehet shumë për një kohë dhe kjo e bën këtë film të shikuar dhe të dashur për publikun. Ky është një film që pos luftërave dhe ironisë interesante të Jack Sparrowit, ka edhe sekuenca seksi, joshje dhe valëzim që e bën atë edhe më interesant dhe argëtues, por aspak të tmerrshëm.

Sikurse “Thor”, “On Stranger Tides” është një film që ka edhe skena mediokre që hyjnë në funksion të filmit. Ndoshta, ky është edhe fakti që në premierën e këtij filmi ka qenë e vështirë për të gjetur një vend për t’u ulur nëpër kinematë amerikane. “Pirates of the Caribbean”, është një film argëtues, që do t’ua bëjë festat edhe më interesante, do ju mbushë me gaz edhe hare dhe tërë këtë magji do t’ua ofrojë kush tjetër pos kanalit DigiGold që në Kosovë e sjell IPKO.

-----

PIRATES OF THE CARIBBEAN: ON STRANGER TIDES

Regjisor: Rob Marshall; skenari: Ted Elliott dhe Terry Rossio, bazuar në karakteret e Elliott, Rossio, Stuart Beattie dhe Jay Wolpert, me pjesë nga romani i Tim Powers; drejtor i fotografisë: Dariusz Wolski; montazha: David Brenner dhe Wyatt Smith; muzika: Hans Zimmer; dizajner: John Myhre; kostumograf: Penny Rose; producentë: Jerry Bruckheimer; Distributor: Walt Disney Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 7 minuta.

Aktorë: Johnny Depp (Jack Sparrow), Penélope Cruz (Angelica), Geoffrey Rush (Barbossa), Ian McShane (Blackbeard), Kevin R. McNally (Joshamee Gibbs), Astrid Bergès-Frisbey (Syrena), Sam Claflin (Philip Swift), Richard Griffiths (King George), Judi Dench (Society Lady), Keith Richards (Captain Teague) dhe Stephen Graham (Scrum).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›