Piratet somaleze kane marre peng edhe 4 anije te tjera
Nje anije pesemije toneshe, qe mban flamurin e Togos, eshte e katerta qe rrembehet nga piratet ne dy dite e fundit. Me heret, piratet kishin marre nen kontroll nje anije greke me te pakten 22 vete ne bord, si dhe dy anije peshkimi egjiptiane ne Gjirin e Adenit me nje ekipazh afro 20 vete. Zyrtare te Natos thane se nje anije tjeter qe mbante flamurin e Liberise, arriti t'iu shpetoje pirateve, te cilet qelluan mbi kete anije nga disa motoskafe. Rrembimi i anijeve nga piratet somaleze eshte kthyer ne nje çeshtje shume kritike.