Pushohet nga puna agjenti i policise
Nje agjent i policise londineze eshte pezulluar nga puna. Nje video amatore e xhiruar gjate protestave qe shoqeruan samitin e G 20 ne Londer deshmon se ai eshte autor i nje keqtrajtimi te nje manifestueseje. Vendimi u mor pasi videoja ne fjale u be publike ne Ju TJUB ndersa shihet qarte nga pamjet se agjenti godet me shkop gome gruan se pari ne fytyre e me pas ne kembe.