E Martë, 3 Nëntor 2026

“Pirati” Muriqi shënon gol, Majorka gjen “thesarin” përballë

Një gol i Vedat Muriqit i ka dhënë një pikë të artë Majorkës përballë Realit të Madridit. Kosovari ka arritur që të shënojë në të 53’ duke barazuar shifrat 1-1. Reali kishte kaluar në avantazh në të 13’ falë Rodrigos.

Pjesa tjetër e ndeshjes foli për miqtë nga Madridi, të cilët kërkuan me ngulm golin. Por në minutat e fundit rrezikuan duke mbyllur ndeshjen me një lojtar më pak pasi Mendi u detyrua që të merrte karton të kuq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›