E Martë, 3 Nëntor 2026

FOTOT- ARRSH: Vazhdon puna për mirëmbajtjen e të gjitha akseve kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur të shtunën se vazhdon puna për mirëmbajtjen në të gjitha akset kombëtare, për të garantuar rrugë të pastra e të sigurta, me sinjalistikë vertikale dhe horizontale të rifreskuar.

Sipas ARRSH-së, në bashkëpunim me grupet e mirëmbajtjes po punohet për riparimin dhe zëvendësimin e tabelave të dëmtuara.

Gjithashtu po punohet për zëvendësimin e parmakëve mbrojtës të dëmtuar, prerjen e vegjetacionit në rrugë, pastrimin e rrugëve nga mbetjet urbane dhe rifreskimin e sinjalistikës vertikale/horizontale.

“Punimet e mirëmbajtjes në të gjitha akset nacionale dhe ato turistike do të kenë ndikim në sigurinë rrugore.”, deklaron ARRSH.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›