Pirlo Lampardit: Pse s'vjen në Juventus?

Andrea Pirlo publikisht i ka bërë thirrje yllit të Chelseat, Frank Lampard për tu bashkuar me të te Juventus.
Ylli italian ka thënë se për të do të ishte e mrekullueshme që Lampard të kaloj në Juventus, duke e vlerësuar si njërin nga mesfushorët më të mirë në botë.
"Do të ishte e mrekullueshme që Lampard të vijë në Juventus. Unë nuk shoh asgjë të keqe që Lampard të bashkohet me ne. Ai është ende një nga mesfushorët më të mirë në botë. Unë do ta pres atë me krahë hapur" deklaroi Pirlo./Indeksonline/