Rivaldo 40 vjeçar, e gjen skuadrën e re

Superylli brazilian, Rivaldo nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli. Ish lojtari më i mirë në botë ka vendosur të vazhdoj karrierën si futbollist në futbollin brazilian.
Pasi kreu aventurën në kampionatin e Angolës te skuadra Kabuscorp, Rivaldo vendosi që mos ti ndahet futbollit. Rivaldo është lojtar i ri i skuadrës Sao Caetano.
Ish ylli i Barcelonës, Milanit e shumë skuadrave tjera ka thënë që për të është nder i madh që të përfundoj karrierën në vendlindjen e tij. Sao Caetano bën pjesë në ligën e dytë të Brazilit./Indeksonline/