E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo: Pa Champions, falimentim

"Nese nuk vjen vendi i katert - shpjegon mesfushori - Milanit - eshte nje sezon per t'u flakur: Kemi dale jashte Liges se Kampioneve dhe Kupes se Italise dhe nuk kemi luftuar kurre per titullin. Por e gjithe kjo do te na sherbeje per vitin e ardhshem. "Faliment". Andrea Pirlo e thote fort dhe qarte. "Nese nuk vjen vendi i katert dhe nese nuk arrijme te kualifikohemi per ne Champions League, eshte nje sezon i falimentuar". Mesfushori i Milanit flet per "Sky". "Jemi jashte Liges se Kampioneve dhe Kupes se Italise dhe s'kemi luftuar kurre per titullin. Por kjo do te na sherbeje per vitin e ardhshem per ta kerkuar suksesin me me shume deshire". Gjithmone me Gatuson perkrah tij. "Gatuso eshte nje flamur per kete skuader, nuk besoj se ka deshire per t'u larguar. Edhe sepse vitin tjeter do te rifillojme te fitojme". Nje fjale edhe per Italine dhe ceshtjen Del Piero, ceshtje e cila ka pushtuar te gjithe Gadishullin Apenin. Sipas Pirlos, Alesando Del Piero eshte nje lojtar i madh dhe qe eshte pjese e grupit te kombetares italiane, pavaresisht grumbullimeve te pakta qe i jane bere atij gjate muajve te fundit. Sidoqofte, ai shpreson ta kete kapitenin e Juventusit edhe ne Euro 2008. "Del Piero ka qene gjithmone pjese e ketij grupi, i grupit te kalter dhe eshte normale qe ne lojtaret ta kemi me vete. Por vulen perfundimtare e ve trajneri".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›