Kuman emerohet trajner i Hungarise
Kuman nga dje eshte trajneri i Hungarise, por ndryshe nga sa duket, nuk behet fjale per trajnerin e sapolarguar nga Valencia, por per vellane e tij, Ervin, i cili ka zevendesuar ish-trajnerin Peter Varhidi. Sipas federates hungareze, 46 vjecari do ta marre detyren e tij me 1 maj. "MLSZ ka larguar nga funksionet Peter Varhidi, trajner i ekipit kombetar dhe vendosi qe te caktoje ne kete post holandezin Ervin Kuman", theksoi Istvan Kisteleki, president i MLSZ, gjate nje konference shtypi. Ervin Kuman, 46 vjec, vellai i ish-futbollistit Ronald Kuman, ka mbajtur postin e menaxherit te Feyenordit te Roterdamit gjate viteve 2005-2007. Ish-mesfushor, holandezi ka fituar si lojtar Euro-1988, dy kampionate te Holandes me PSV Eindhoven ne vitet 1991 e 1992 dhe nje kampionat te Belgjikes ne vitit 1989.