E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo do te mungoje ndaj Brazilit

Një lajm i keq për Italinë. Andrea Pirlo ka pësuar një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë dhe do të mungojë në ndeshjen e tretë të grupit A që “axurrët” do e luajnë ndaj Brazilit.

Stafi mjekësor i Italisë po përpiqet që ta rekuperojë mesfushorin e Juventusit për gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave. “Gjatë ndeshjes së fundit Andrea ka ndjerë një kontrakturë në pulpën e këmbës së djathtë. Nuk mund të luajë kundër Brazilit, por do mundohemi ta rekuperojmë për gjysmëfinalet”, theksoi mjeku i kombëtares, Enrico Castelacci. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›