E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levan/ Digjet një banesë e pabanuar, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Levan.

Banesa e bashkëshortëve Sulejmani dyshohet se ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Më herët, Bajram Sulejmanit iu dogj punishtja e mobilerisë nga zjarri i së premtes në Levan.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›