E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pishtari Olimpik filloi udhetimin pese mujor

Flakadani u ndez ne Olimpin Antike ne Greqi, ku filluan lojerat e para ne vitin 776 para eres sone. Vrapuesit do ta bartin pishtarin ne rrugen e gjate 137000 km neper 20 vende deri ne destinacionin e fundit ne Pekin, ku me 8 gusht do te hapen Lojerat Olimpike. Tibetianet ne ekzil dhe mbeshtetesit e tyre duan qe Tibeti te hiqet nga itinerari i udhetimit te pishtarit, per shkak te trazirave te fundit ne kryeqytetin e Tibetit, Lhasa. Presidenti i Komitetit Nderkombetar Olimpik (IOC), Zhak Rozhe, u shpreh: "Sot po nisim lajmin e armepushimit olimpik. Lojerat olimpike duhet te zhvillohen ne nje atmosfere paqesore". Rozhe ishte shprehur qysh me pare ne mbrojtje te organizimit te Olimpiades Verore ne Kine, sipas tij: "Ky komitet nuk eshte organizate politike dhe ka per detyre qe te organizoje lojerat olimpike". Pergjegjesia e madhe Komitetit Olimpik qendron ne ate qe te organizoje lojera olimpike sa me te mira, ka shtuar Rozhe, duke rikujtuar se kjo do te behet ne bashkepunim te ngushte me komitetin organizator ne Pekin. Kina do te ndryshoje, pasi do te hapet ndaj 25000 mediave ne bote, tha Roge. Por trazirat e dhunshme ne Tibet dhe shtypja masive e ushtruar nga autoritetet kineze luajten rol edhe ne ceremonine e ndezjes se zjarrit olimpik. Pak para ndezjes se pishtarit, tre vete u perpoqen te prishnin ceremonine. Sipas te dhenave te policise behej fjale per anetare te organizates franceze te gazetareve "Reportere pa kufi". Njeri nga keta persona perdori parulla anti-kineze, duke mbajtur nje flamur te zi, mbi te cilin ishin stampuar unazat olimpike si pranga duarsh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›