E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin kerkimet per te gjetur te humburen

Ushtria ka rinisur dje kerkimet ne vatren e shperthimit ne Gerdec, per te kerkuar Shqipe Alhasen, 25-vjecarja qe rezulton e zhdukur, sipas familjareve. Alhasa, e humbur qe prej dites se shperthimit, nuk eshte gjetur as mes trupave qe ndodhen ne morgun e QSUT-se, ku jane dhe tre viktimat e paidentifikuara. Gjate dites se djeshme kane dale pergjigjet e analizave te ADN-se, se trupave qe ndodhen aty, por asnje nuk ka rezultuar qe t'i perkase Alhases. Deklarimet se ne kraterin e Gerdecit nuk ka viktima, jane pergenjeshtruar dje nga nje banor i fshatit te tragjedise, i cili prej dites se shperthimit kerkon bashkeshorten e tij. Keshtu, forcat e komandes se bashkuar kane rinisur kerkimet dje per 25-vjecaren Shpresa Alhasa. Sipas kolonel Xhevdet Zenelit, kerkimet rinisen, pasi familjaret e viktimes e deklaruan ate te humbur edhe pas pergjigjes se ADN-se, nga ku rezulton qe Alhasa nuk ndodhet ne morgun e Tiranes. Sipas te njejtave burime, mesohet se do te jete shume e veshtire qe grupi i asgjesimit "EODI" me mjetet qe kane dispozicion te gjeje viktimen. Nderkohe se bashku me "EODI" prej tri ditesh ndodhen edhe disa specialiste amerikane te komandes ushtarake evropiane. Burime nga ushtria bejne te ditur se nje proces i veshtire per grupin e asgjesimit do te jete edhe pastrimi i zones nga predhat, proces i cili do te kerkoje kohe fizike, por edhe mjetet me te sofistikuara. Ndersa moti i keq me shira ka veshtiresuar forcat xheniere te mbledhin gjate dites se djeshme predha ende te pashperthyera.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›