Pistorius rikthehet ne stervitje

Në pritje të procesit që mund ta dërgojë pas hekurave deri në fund të
tij, atleti më i njohur paraolimpik në botë, Oscar Pistorius, u rikthye
këtë të premte në stërvitje rutinë.
Në një deklaratë mbi këtë zhvillim, agjenti i 26-vjeçarit theksoi se “Oscar ishte i mbushur me emocione”, ndërsa shtoi se pavarësisht rikthimit në stërvitje, ai nuk ka planifikuar të marrë pjesë në asnjë garë zyrtare së shpejti. Aktualisht, Pistorius është i lirë me kusht, ndërsa përgatitet të përballet me procesin për vrasje e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp. Atleti ka pranuar përgjegjësinë e vrasjes së ndodhur në të gdhirë të 14 shkurtit 2013, për Shën Valentin, kur Reeva u qëllua për vdekje me katër plumba në tualet. Sipas versionit të Pistorius, vrasja e modeles me të cilën bashkëjetonte prej dy vitesh ndodhi në mënyrë aksidentale, pasi ai u frikësua nga zhurmat që ndieu në fund të korridorit dhe qëlloi symbyllurazi. Megjithatë, prokurorët e akuzojnë për vrasje me dashje, çka nëse vërtetohet, do të thotë se Pistorius do të kalojë një kohë shumë të gjatë në burg. Pistorius ne sallen e gjyqit “Oscar ishte i përlotur kur vuri protezat e tij të vrapimit. Kjo është diçka jashtëzakonisht e madhe për të”, shtoi agjenti. E ndiera Reeva Steenkamp, e vrare nga i dashuri Pistorius ne moshen 28-vjecare Aktualisht, Pistorius është në qendër të vëmendjes së mediave afrikanojugore dhe një pjesë e madhe e opinionit publik është kundër faktit që ai po ndiqet i lirë për një akuzë kaq të rëndë si vrasja. / Top Channel