Pjerin Ndreu dhe Kamza sot
Opinion nga Helena Halilaj
Të rilindësh duke shpresuar se mundesh dhe ti, ky është mendimi që sot jeton dhe merr formë dhe në pak km larg Tiranës
Kamza, kjo zonë prag Tiranës që mbi trupin e saj mbart jo vetëm mbipopullimim por dhe larmi krahinore sot zë e zgjohet me frymëmarrje të rilindur. Para pak kohësh Kamza me gjithë lagjet e saj ishte rrethuar nga lapsi blu me sundimin qarkor që dukej si tabu shkatërrimi i këtij vetë-izolimi të ngjizur që në qelizën ideologjike që përcillte Saliu dhe i Ziu. Sot të zbresësh drejt Kamzës dhe jo vetëm drejt saj por edhe drejt Bathores, Valijasit, Laknasit e të hedhësh vështrimin dhe nga Paskuqani duket se janë shkrirë me Tiranën nga forca e besimit që ato kanë për të ardhmen. Duket se banorët e Kamzës nuk janë më rrethi i mbyllur i Saliut ku ata janë të përbetuarit e përjetshëm të tij dhe atë të mos e gënjejë më vetja se është një gjysmë-krisht për të ardhmen e tyre.
Kamza sot është në dyluftim të hapur për të rigjetur qiellin e lirisë ashtu siç e meritojnë të gjithë popujt demokratë. Demokracia lindi para se te lindte Saliu, ai është fara e zezë e një demokracie të vrarë që para dy dekadash. Koha po ia nxjerr në diell rrënjët kryepushtetarit dhe pushtetit. Koha për të rilindur ka mbërritur me kohë në Shqipëri por sot ajo po lind lirshëm, vetë koha eliminon mendjet që janë pjellorë të përditshëm e që sjellin dështime të parakohshme.
Deri dje ai i gënjeu, i beri të nënshtruarit e tij se i solli në Tiranë, çgjetje fyese për banorët e Kamzës dhe më rëndë akoma që hedh baltë mbi kundërshtarin e tij se ai do i përzërë nga erdhën, në fakt të shkelësh nëpër lagje të asaj zone ka dhe nga ata që e besojnë këtë helm të zi që mbjell Saliu se ska çtë mashtrojë më. Në fakt banorët e shumë qyteteve të Shqipërisë zbarkuan në kryeqytet si çdo popull që lëviz e vërshon drejt zonave urbane por ail art vazhdon me të njëjtën histori të gishtave edhe sot pas më shumë se dy dekadave ku vetë gyshtëthyerët tashmë janë më pak të lirë se dje, sot ata i dinë kufijtë e lirisë, liria e tyre ka kufi papunësinë, kriminalitetin, varfërinë, analfabetizmin, kjo është korniza e fytyrës së shumë shqiptarëve. Sot nuk ka kohë më koha për të ngritur gishtat e për të brohoritur shesheve se çirren tribunave lëpirësit e frontit e shkelësit e të nesërmes.
Kamza kishtë nevojë të shkundej në themel nga dogmat e Saliut e të Ziut për tu ndjerë pjesë e metropolit e jo zona e sigurtë e Berishës në kohë votimesh. Ai vazhdon ende tu flasë me të njëjtën gjuhë, shpesh-herë të vjen të qeshësh e të qash njëkohësisht ku ai rrugën e kombit e ka autostradën e tij të fjalës e mashtrimit për të votuar ende djathtas.
Sot Kamza është e mbushur me flamuj jo më blu në sheshin blu por flamujt e rilindjes valëviten më fort se kurrë më parë, sot Kamza zien nga fushata elektorale dhe premtimet e njëjta të kaskës blu si para shumë vitesh dhe thirrja që bën partia socialiste për të ndryshuar banorët e Kamzës dhe të gjitha lagjeve të saj. Dje Bathorja ishte sheshi i Berishës dhe pak-kush guxonte të bënte fushate me PS-në pasi aty ishte ngjizur fort besimi për Salë-Ziun derisa sot ata e kanë kuptuar se ngritja e gishtave nuk sjell më asgjë, madje dhe ata rrugë që flet Berisha nëpër lagje nuk i gjen por aty duken llustrime asfalti sa për fushatë se për kanalizimin as që mund të mendohet. Bathorja e Saliut sot rilindë falë kandidatit Pjerin Ndreu që vrau frikën e banorëve se Rama u shemb shtëpitë, i kthen nga kanë ardhur siç presionon Berisha sa herë vartësit e tij shkelin nëpër lagjet e Kamzës dhe bathores. Sot banorët e këtyre zonave vërshojnë në tubimet elektorale jo vetëm kur vjen kreu i PS-së por ata janë të ndërgjegjshëm se duhet me e djegë mantelin e besimit për të Ziun e fatit të tyre që lindë të Zinj gjithkund ku shqiptarët jetojnë si popull i trembur se jam i majtë e kanë frikë të shprehin bindjet e tyre, në fakt kishin frikë se sot ata nuk e njohin më kufirin e Saliut dhe as diskriminimin e tyre por ata janë të bindur më shumë se dje se e ardhmja u takon vetëm atyre.
Ka filluar të harrojë Saliu sigurinë e shqiptarëve, mungesën e ilaçeve apo të mirë-arsimimit se në Shqipëri ulet këmbëkryq Noli përditë, pranë dijes i panxënë, Saliu nuk është ulur të dëgjojë popullin që jeton më keq se në çdo vend tjetër, që një plak thoshte një ditë se po të ishin ilaçet pa lekë do i haja si karamele, apo Saliu nuk e di se banorët e Bathores skanë ku ti gjejnë 300-lekëshët për dy biletat e banorëve të Bathores me ardhur në Tiranë. Saliu as atë pronë që e kanë ndërtuar me gjak nuk ua legalizoi duke i lenë dhe pleqtë të vdesin me merakun se një ditë do ua prishin zinjtë e zinj të këtij pushteti të paformë e pashpirt që bleron vetëm dhimbje në vatrat shqiptare.
Pjerin Ndreu u zgjoi shpresën e fjetur, shpresën e fshehur të këtyre banorëve se ata munden dhe duhet të jenë si gjithë rilindasit e tjerë me të ardhme të begatë, se ata nuk janë çobanët e vathës së Saliut se ata lanë vëndin e tyre duke shpresuar se ditë të bardha do vijnë, ai ua mbylli dhe qiellin e mendimit të lirë, ai është një çalaman demokracie që zvarritet në udhën e demokracisë së madhe.
Kamza e përqafoj birin e saj Pjerinin si të vetmen shpresë për të shpëtuar nga gjarpërinjtë e oborrit të pushtetit që zaptojnë çdo pëllëmbë të atij territori, dje Bathorja dhe Kamza ia hapi udhën Pjerin Ndreut si birin e vet siç ia hapi dhe Saliut por sot ata më shumë se kurrë e kanë kuptuar që djalë Saliu e ka humbë udhën e shtëpisë e ka harruar dhe gurët e oborrit të vjetër ku sa e sa herë ka vrarë këmbët duke luajtur me rrasa. Sot rilindja në Kamëz duket se po merr formën e shpresës së banorëve, ata e duan më shumë se dritën e diellit ndryshimin dhe sot ata e kanë zgjuar ëndrrën e tyre. Ata janë të ndërgjegjshëm që Saliu e ndau popullin shqiptarë në dy kampe të mëdhenj, të tanët dhe të tyret, se të tanët mund të përfitojnë e të tyret janë të njerkës të rrinë pa punë, të rrinë pa ndihmë sociale, të mos kenë mundësi të përfitojnë as të drejtat minimale. Sot ata e kanë kuptuar se Saliu dhe i Ziu e bëjnë fushatën me mësuesit që i kërcënojnë për vendin e punës, më punonjësit e administratës dhe me nxënësit e shkollave, tubimet elektorale të tyre janë zbehur tërësisht pasi populli po e kupton se të njëjtat fytyra janë të padurueshme të jenë prezente në jetën e tyre dhe akoma më rëndë është i njëjti pushtet që u thith gjakun përditë duke pasuruar vetëm një përqindje shumë të vogël të popullsisë. Është shumë e lehtë ta dallosh sa keq jetojnë banorët e atyre zonave, që pamundësia për të jetuar minimalisht ka prekur kufijtë e të padurueshmes, sot Kamza thërret më zërin e hershëm që nuk mundi ta nxjerrë sa duhet për të ndryshuar fytyrën e së ardhmes. Sot Kamza dhe gjithë lagjet e saj e kanë asimiluar dëshirën e tyre për të rilindur ashtu siç menduan se rilindën para dy dekadave, ata kanë nevojë të rilindin dhe të prijën nga djali i tyre Pjerin Ndreu, ata kanë nevojë të besojnë se stinët e të ardhmes po vijnë, se ata munden të besojnë tek e nesërmja