E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Përjashtoj çdo mundësi koalicioni paszgjedhor me Berishën

IMG_8542-1Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mbrëmë një miting në qendër të qytetit të Beratit, takim ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe simpatizantë të LSI-së nga i gjithë qarku. Gjatë këtij takimi përmbyllës të fushatës së LSI-së në Berat mori pjesë dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i shoqëruar nga ekipi i 8 kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun Berat.  Lideri i LSI-së, Ilir Meta në fjalën e mbajtur në këtë takim u shpreh se Beratin dhe Shqipërinë e ndajnë edhe 72 orë nga fitorja e madhe. Edhe 72 orë për të festuar fitoren e merituar që do të ndihmojë Beratin të ecë më shpejt dhe gjithë Shqipërinë të ecë më shpejt dhe pa u ndalur. Ne do të fitojmë sepse Berati meriton një të ardhme më të mirë dhe e meriton sot. Ne do të fitojmë sepse Berati kërkon punë dhe Plani ynë për Punësimin do të vërë Beratin në punë dhe të gjithë Shqipërinë në punë, tha ndër të tjera  Meta.

Koalicioni

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Koalicioni Integrim, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kryeministri Berisha për mundësinë e një koalicioni paszgjedhor mes LSI-së dhe PD-së. Gjatë mitingut përmbyllës në Berat, Meta tha se përjashton çdo mundësi për një koalicion paszgjedhor me kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike. E dëgjova se tha do bëjmë koalicion me LSI pas 23 qershorit. Unë si djalë i juaj në radhë të parë dua të jap një përgjigje nga Berati se LSI dhe Ilir Meta përjashtojnë çdo mundësi koalicioni me një qeveri dhe Kryeministër që guxoi të vërë dorë mbi KQZ, të një njeriu që pati të gjitha mundësitë të largohet me dinjitet. Ne jemi të përcaktuar në Aleancën për Shqipërinë Evropiane, ne jemi ajo forcë që do mbyllë përgjithmonë politikën e përçarjes që instaloi Sali Berisha. U bëj thirrje të gjithë demokratëve në Berat, se ka ardhur koha që gjithë Berati të dënojë një qeveri që harroi zërin e Beratit, tha Ilir Meta. Vetëm pak ditë më parë kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë për një agjenci austriake la të hapur mundësinë e një koalicioni mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›