E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjerin Ndreu, kryetar i PS-së për Tiranën

Pjerin Ndreu është kryetari i Partisë Socialistë për rrethin e Tiranës. Pjerin Ndreu mori 116 vota kundrejt kandidatit tjetër në garë Bledar Doracaj. Më herët në nisje të procesit të votimit, Ndreu dhe Doracaj e vunë theksin tek bashkëpunimi i mire me bazën socialsite me qëllim kthimin e saj në pushtet.

"Ne duhet të gjejmë urat e takimit dhe jo të përçarjes sepse duhet të kthejmë në pushtet PS-në. PS ka nevojë për secilin prej nesh", theksoi Ndreu para anëtarëve të Asamblesë së rrethit të Tiranës.

Ndryshimet e fundit të statutit të Partisë Socialiste krijuan strukturën e kryetarit të rrethit, kjo solli edhe domosdoshmërinë e zgjedhjes së këtyre kreytarëve. Proces ky i cili në bazë të vendimit të marrë nga kryesia e Partisë Socialiste duhet të përfundojë brenda datës 12 korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›