E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet në Tiranë 35-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 35-vjeçar, i akuzuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike është arrestuar në Tiranë.

Policia njofton se në rrugën “Dritan Hoxha” ka lokalizuar dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›