Vrasja e Gentjan Bejtjas, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor Ilir Beqaraj për ekzekutimin e ish- policit të burgjeve Gentjan Bejtja. Ai u dënua me 24 vjet heqje lirie.
Atentati i 15 marsit të 2024, brenda rrethimit të shtëpisë së Bejtjës, rezultoi fatal pasi 30 plumba nga 50 gëzhoja që u gjetën e kishin depërtuar atë, duke e lënë të vdekur në vend.
Krimi ndodhi në fshatin Larushk të Fushë Krujës, ndërsa vetëm pak momente pas ekzkutimit policia gjeti një automjet Land Rover të djegur në një rrugë dyrësore që nga hetimet u zbulua se është përdoruar nga autorët në vendngjarje. Pas djegies së makinës, i dënuari ndihmoi atentatorin, Flodian Plaku të largohet, që humbi gjurmët deri në 3 gusht të 2025, moment kur ra në prangat e policisë.
Hetimet nxorrën zbuluar se Ilir Beqaraj përpara se të kryehej atentati e ka vëzhguar Gentjan Bejtjan pranë shtëpisë së tij.
Gentjan Bejtja ka rënë edhe më herët pre i një atentati të mbetur në tentativë më 4 korrik 2023. Asokohe, ish-polici i shpëtoi atentatit, ndërsa viktimë mbeti kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur 10 dhe 13 vjeç.
Dyshimet janë se vrasja e tij lidhet me disa krime të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë për të cilat viktima ose ka qenë pjesëmarrës ose ka patur dijeni.