E Martë, 3 Nëntor 2026

Pjesë të një droni rus ranë në territorin e saj, Rumania: Një shkelje serioze e sovranitetit

Mbetjet e një droni të përdorur në një sulm rus në një port ukrainas janë gjetur në territorin rumun.

Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis (Iohannis) thotë se sulmi, të cilin ministria e mbrojtjes po heton, do të ishte një shkelje serioze e sovranitetit të Rumanisë.

“Një sulm ndaj Rumanisë, e cila është anëtare e NATO-s, do të ishte plotësisht e papranueshme”, tha Klaus Iohannis.

Të hënën, ministria e jashtme e Ukrainës kishte raportuar se dronët Shahed “ranë dhe shpërthyen” në Rumani të dielën mbrëma pas sulmit të fundit rus në portin ukrainas të Izmail.

Ai e quajti incidentin një provë të mëtejshme të “kërcënimit të madh” të paraqitur nga Moska për fqinjët e Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka vizituar rajonin e Deltës së Danubit afër kufirit me Ukrainën dhe njoftoi se ishin gjetur disa pjesë të një droni./BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›