Rumania gjen një dron të rrëzuar në territorin e saj afër Ukrainës, dyshohet nga sulmet ruse

Rumania ka pranuar se ka qenë “viktimë” e paparashikuar e një sulmi me dronë nga ana e Rusisë në konfliktin e saj luftarak me Ukrainën.
Sulmi ndodhi të martën më pak se një kilometër nga kufiri rumun me atë ukrainas, teksa pala ruse nisi ofensivën afër portit të Izmailit.
Ministria e Brendshme e Rumanisë konfirmoi se në territorin rumun u gjetën copat e mundshme të një droni, të cilat janë marrë për ekspertizë.
“Këto elemente u gjetën fare pranë Danubit nga ekipet hetimore që ndodhen aty prej ditësh dhe ngjasojnë me copat e një droni. Nga mostrat e marra do të përcaktojmë origjinën dhe sa kohë kanë aty. Nuk e themi dot a janë nga një sulm i fundit apo më i hershëm,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme rumune.
Ministria ka deklaruar se zbulimi nuk përbën kërcënim për popullatën, por vendi do të rritë vigjilencën.
Një ditë më parë, presidenti Klaus Johanis (Iohannis) deklaroi të kundërtën, se nuk ishte gjetur asnjë pjesë droni në territorin rumun.
“Ne mbetemi në gatishmëri, jemi të kujdesshëm dhe mbrohemi shumë mirë brenda NATO-s,” theksoi presidenti.
Ai u raportua nga banorët pranë Danubit, të cilët raportuan shpërthime të forta përgjatë rrjedhës së lumit që vijon deri në qytetin Kilja, në veriperëndim të Ukrainës.
/rtsh.al/