E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesëmarrëse në Fest 64, Gresa Gjoçera: Kënga, një material zemre

“Busulla e zemrës”, një baladë e ndjerë në Fest 64, do të vijë në skenë me interpretimin e Gresa Gjoçerës dhe Bledi Kasos. E ftuar në emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH, Gresa rrëfeu se kënga ka lindur si një krijim i pastër emocional, një material “që vjen nga zemra” dhe në të cilin mund ta gjejë veten çdo njeri.

“Është një material zemre. Mendoj është një nga baladat më të bukura. Spunto është nga Sanremo dhe është një këngë ala-Sanremo. Kjo këngë është një dedikim, flet edhe për  mallin, hapësirën që lë një person në momentin që nuk është. Mendoj se çdo kush mund ta gjejë veten”, tha ajo.

Me tekst të Pandi Laços dhe kompozim e orkestrim të Jeris Kasos, Gresa Gjoçera thotë se “Busulla e zemrës” u krijua me qëllimin për të qenë një baladë që përcjellë lumturi.

“Nuk është baladë për të qarë, por sjellë lumturi brenda. Ne kemi thënë se donim një këngë që ka nota lumturie brenda dhe më pas është lënë në dorë të artistëve si Jeris dhe Pandi. Kjo këngë u krijua vetëm për ne”, tregoi këngëtarja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›