E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesmarrja sot në Kuvend, PS mbledh grupin

TIRANE-Parlamenti do të mblidhet në seancë pasditen e sotme, ndërsa nuk dihet nese Partia Socialiste do të jetë e pranishme me deputetet e saj në sallën e seancave plenare. Per të vendosur hapat e metejshëm qe do te ndermarren PS ka nisur në oren 10:00 të paradites mbledhjen e grupit të vet parlamentar.

Pas konferences se kryetareve të dy ditëve me parë ku u vendos per nismat ligjore, kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci nuk dha asnje pergjigje nese PS do te jete ne parlament apo jo duke u shprehur se do te presin per te pare se si do te vijojne gjerat per te vendosur pjesemarrjen e tyre ne parlament deri me 18 Mars, date kur eshte caktuar shqyrtimi i nisimave ligjore te PS.
Mazhoranca ka vendosur ne kalendar si piken e pare te rendit te dites miratimin e projektligjit per ngritjen e gjykates administrative, nje iniciative qe ka mbetur e pamiratuar per shkak te mungeses se kuorumit te 84 votave ne Parlament. Pas berjes se betimit te deputeteve te opozites, mazhoranca e konsideron miratimin e ketij ligji, te kerkuar me ngulm nga biznesi, si nje prove per opoziten, edhe per shkak se gjykata administrative eshte nje kusht ende i paplotesuar per liberalizimin e vizave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›