E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori Fullani: Te ulet borxhi publik, Bode: Prioriteti yne

TIRANE- Fondi Monetar Ndërkombëtar organizon sot paradite një seminar mbi situatën ekononmike në Shqipëri.

“Shqipëria mbajtja e stabilitetit makroekonomik”. Në seminar ishin të pranishëm ndër të tjerë dhe ministri i Financave Ridvan Bode dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Guvernatori Ardian Fullani bëri apel qeverisë se borxhi publik nuk duhet rritur. Sipas Fullanit duhet strategji për uljen e tij dhe  i ben thirrje qeverise për kufizim të shpenzimeve sipas të ardhurave.

Nga ana e ministrit të Financave, Ridvan Bode ulja e borxhit publik është prioritet i qeverisë.

Bode tha se Ekonomia shqiptare i rezistoi goditjeve të krizës dhe se vendi ynë ka stabilitet makroekonomik. Sipas ministrit të Financave viti që kaloi 2009 ishte ndër vitet më të vështira.
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›